AKTUALITET /

Tjetër aksident, përmbyset kamioni me mbeturina në Laç, plagoset shoferi

Shkruar nga Versus
Tjetër aksident, përmbyset kamioni me mbeturina në Laç,
Kamioni i përmbysur

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë herë në aksin Lezhë-Shkodër ku një kamion me mbeturina është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit, ka marrë dëmtime, por fatmirësisht gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mjeti i përmbysur ka qenë kamion i pastrimit në qytetin e Laçit. Shoferi ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Kamioni i mbushur me mbeturina po shkonte në landfillin e Bushatit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ndërsa po punohet për menaxhimin e trafikut të rënduar të krijuar si pasojë e këtij aksidenti.

Ky është aksidenti i dytë i ndodhur në vend pas atij të parit në rrugën Cërrik-Gramsh ku pati një të vdekur dhe 2 të plagosur. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: