
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Cërrik-Gramsh ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar vdekjen e një 50 vjeçari. Ndërsa dy persona të tjerë të cilët mbetën të plagosur, janë dërguar për të marrë mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al







