
Brendon Saporito, turisti amerikan i arrestuar më 2 maj të këtij viti për vrasjen e gruas së tij amerikane, është gjetur i vetëvarur brenda qelisë së paraburgimit të Shkodrës.
Ngjarja e rëndë është njoftuar nga të burgosurit e tjerë dhe më pas stafi mjekësor i urgjencës i dha ndihmën e parë, por fatkeqësisht i paraburgosuri nuk arriti të mbijetonte.
Ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg për shkak të veprës penale ‘’vrasje për shkak të marrdhënieve familjare’’. Ai ishte sjellë në këtë institucion më 4 maj të këtij viti ku priste ecurinë e procesit gjyqësor ndaj tij.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj të 2025-ës në lagjen Gjuhadol ku çifti amerikan po kalonin pushime në një banesë të marrë me qira. Pas një debati mes tyre, 57 vjeçari e goditi disa herë me thikë gruan e tij Sandra Saporito e cila ndërroi jetë në vend. Më pas në dëshminë e tij, autori kishte deklaruar se kishin qenë të dy të dehur. Versus.al


