Qarkullimi rrugor është përfshirë nga trafiku i rënduar i automjeteve edhe të shtunën. Që prej mesditës së sotme, në aksin nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit, është shkaktuar nëj trafik tepër i rënduar për shkak të qytetarëve që zgjedhin të kalojnë fundjavën duke u larguar drejt juglindjes.
Në zonën e njohur si ‘Hinka e Shijonit’ pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit është krijuar trafik kilometrik. Shërbimet e policisë rrugore janë në terren për të mundësuar menaxhimin dhe lehtësimin e trafikut. Versus.al

