AKTUALITET /

Tragjedi në Durrës, makina X5 “fluturon” nga Ura e Dajlanit, ndërron jetë 18 vjeçarja, 3 të plagosur

Shoferi i automjetit dhe qytetarë që po kalonin rrugën poshtë urës, kanë mbetur të plagosur.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Durrës, makina X5 “fluturon” nga Ura e
Zjarrfikësit duke nxjerrë nga automjeti viktimën dhe vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë

Durrës- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15 në lagjen nr.4 ku automjeti tip "BMW X5" me drejtues Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç ra nga mbikalimi i Urës së Dajlanit.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja 18 vjeçare Vikena Greku e cila nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda. Ndërsa kanë mbetur të plagosur shoferi 26 vjeçar si dhe dy qytetarë që po kalonin rrugën në momentin kur makina ra nga ura.

Të tre ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën qarkullonte automjeti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Versus.al

Poll