33-vjeçari Klajdi Hoxha ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Strum–Roskovec”.
Dy automjete janë përplasur fillimisht me njëra-tjetrën dhe më pas me motorin që drejtonte Hoxha, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.
Në momentin e ngjarjes, 33-vjeçari po kthehej nga puna për në shtëpi. Ai ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe punonte në serat e zonës, si shumë banorë të Strumit.
