
Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Mark Lula” ku Koli Manaj ka qëlluar me armë zjarri të dashurën Anila Ndoka dhe më pas është vetëvrarë.
Mësohet se gruaja është gjetur në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani dyshimet janë për një krim pasioni, pasi çifti i bashkëjetuesve janë gjetur brenda në makinë. Burime bëjnë me dije se gruaja e plagosur rëndë ka një plumb në kokë.
Çifti i të rinjve bashkëjetonte prej 5 vitesh.
Nuk ka shenja plumbash në pjesën e jashtme të makinës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë tragjedi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak orë pas kontrolleve që forcat RENEA ushtruan në Dobraç ku shoqëruan 5 persona, mes tyre edhe Safet Bajrin për t'i pyetur mbi masakrën e ndodhur në tetor të vitit të kaluar. Versus.al







