Kukës- Katër persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e transportit kontrabandë të pjesëve për makina të përdorura me vlerë deri në 8 mijë euro. Mes të arrestuarve është edhe 1 doganier i pikës kufitare të Morinës ndërsa ka nisur hetimi edhe për tre policë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.
Konkretisht janë arrestuar: Sh. H., 53 vjeç, G. B., 37 vjeç dhe I. H., 35 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Xh. Sh., 46 vjeç, me detyrë doganier në Degën Doganore Morinë, për veprën penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore".
Gjatë kontrollit në autobus, policia ka gjetur dhe sekuestruar disqet e makinave që dyshohet se do të shiteshin kontrabandë në Shqipëri. Versus.al

