
SHBA- Një ngjarje e rëndë tronditi dje Floridan ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortësh shqiptarë.
Mediat e huaja publikuan detaje nga ngjarja duke bërë me dije se autorja e krimit ishte Sabrina Krasniqi e cila kishte vrarë me armë zjarri bashkëshortin e saj Pajtim Krasniqi duke e qëlluar me 6 plumba. Më pas i dha fund jetës duke qëlluar edhe veten.
Së fundmi është publikuar edhe fotoja e autores, ndërsa mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë tradhëtia që Pajtim Krasniqi kishte bërë ndaj gruas së tij. Në vendngjarje u gjetën edhe disa trëndafilë dhe arusha.

Motra e Pajtim Krasniqit, Albana, reagoi ditën e djeshme duke shpërndarë një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait dhe akuzon bashkëshorten e tij për krimin, duke thënë: “Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë.” Versus.al







