AKTUALITET /

Tritol banesës në Shkodër, autori u largua në këmbë, pistat ku po heton policia

Pronari i banesës, Filip Dodaj tha se nuk ka konflikte me askënd.

Shkruar nga Versus

Tritol banesës në Shkodër, autori u largua në

Shkodër- Një sasi lënde plasëse shpërtheu mbrëmjen e djeshme na banesën e 62 vjeçarit Filip Dodaj në njësinë Bushat të bashkisë së Vaut të Dejës.

Autori, ende i paidentifikuar hodhi lëndën plasëse në oborrin e banesës dhe më pas u largua në këmbë në drejtim të paditur.

Pronari i banesës ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe se nuk e ka idenë kush mund t’i ketë vendosur tritolin. Një prej fqinjëve të tij tha se zhurma ishte aq e fortë saqë fillimisht mendoi se bëhej fjalë për bombol gazi.

Burimet bëjnë me dije se Dodaj ka një magazinë peshku dhe punon e jeton mes Italisë dhe Shqipërisë ku merret me tregti së bashku me dy djemtë e tij të cilët banojnë në shtetin italian. Policia po heton edhe pistën e konfliktit të hershëm për shkak pronësie, por nuk përjashtohen as pista të tjera, ndërkohë që vijojnë kërkimet për kapjen e autorit.

Shpërthimet me tritol kanë ardhur gjithmonë e më në rritje në Shkodër, teksa pak ditë më parë iu vendos tritol në derën e banesës një personi në fshatin Dragaç të njësisë së Postribës. Versus.al

Poll