Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë në Krujë. Mësohet se shpërthimi me tritol është bërë nga disa persona me qëllim që të merrnin shumën e parave brenda bankomatit.
Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tyre.
“Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”- thuhet në njoftim.
Për të shpëtuar nga ndjekja e policisë, autorët hodhën gozhda në rrugë. Ndërkohë ende nuk dihet shuma e parave të grabitura nga bankomati. Versus.al








