
Shkodër- Një sasi tritoli e vendosur në një automjet, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në lagjen “Rus”.
Automjeti është në pronësi të Alban Bushatit, 37 vjeç. Mjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. I pyetur nga hetuesit në komisariat, ai u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se punon si tregtar frutash dhe perimesh.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por mjeti ka pësuar dëme të shumta materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe kapjen e autorit. Versus.al







