Mbrëmjen e djeshme një sasi tritoli shpërtheu në një biznes reklamash në Shkodër duke shkaktuar dëme materiale. Sot pronari i biznesit, Lulzim Mehmeti ka dhënë dëshminë e tij para policisë duke pretenduar se nuk ka patur asnjë kërcënim apo shqetësim dhe për pasojë nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët.
“Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit që ndodhet në zonën e ish-fermentimit. Në pamje shquhen dy persona shumë të rinj në moshë të cilët afrohen me motor në vendngjarje, vendosin lëndën plasëse pranë qepenave të biznesit dhe largohen me shpejtësi. Versus.al

