Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal ndaj një 51-vjeçari, pas një kallëzimi të bërë nga mbesa e tij, 22 vjeçe. E reja ka deklaruar se rreth një muaj më parë, xhaxhai i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit kanë referuar materialet në Prokurori, ku tashmë kanë nisur hetimet për rastin.
Prokuroria po vijon hetimet për të verifikuar rrethanat e kallëzimit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore./Versus.al/






