
Lezhë- Një rast tronditës i krimit në familje është zbuluar së fundmi në Fushë Mamurras të Kurbinit ku një 57 vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë me thikë nënën e saj.
Ngjarja ka ndodhur më 30 prill të këtij viti. Autorja Violeta Shpani dyshohet se ka goditur disa herë me thikë të ëmën, D.Shpani e cila humbi jetën në vend dhe më pas ngjarja u raportua si vdekje natyrale.
Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj mjekes A.Ll e cila e cilësoi ngjarjen si vdekje natyrale dhe nuk e raportoi rastin në polici. Versus.al

