AKTUALITET /

Tronditet Shkodra! Po udhëtonin me motomjet, humb jetën16-vjeçari, një 14-vjeçar në gjendje të rëndë

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i mituri ka humbur kontrollin e motomjetit që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Shkruar nga Versus

Tronditet Shkodra! Po udhëtonin me motomjet, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një 16-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, në vendin e quajtur “Stom Golem”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i mituri ka humbur kontrollin e motomjetit që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Ndërkohë, dyshohet se në atë motomjet po udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: