AKTUALITET /

Tronditet Tepelena, italiani ekzek*tohet me breshëri pl*mbash! Viktima, pronar i një fabrike tullash në Tiranë

Disa persona janë shoqëruar në polici ndërsa autori i ngjarjes është ende në kërkim.

Shkruar nga Versus

Tronditet Tepelena, italiani ekzek*tohet me breshëri pl*mbash! Viktima,

Gjirokastër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme në fshatin Salari të Tepelenës ku një 44 vjeçar italian i identifikuar si Edoardo Sarchi është ekzekutuar me breshëri plumbash automatiku. 

Mësohet se italiani ka qenë i shoqëruar nga disa persona të tjerë dhe po udhëtonin me automjet. Në këtë moment autori ka dalë para makinës së tyre dhe ka hapur zjarr pa paralajmërim.

Detajet paraprake nga vendngjarja, bëjnë me dije se mjeti kishte ndaluar për shkak se autori u kishte nxjerrë dorën në shenjë ndalimi. Në atë moment, ai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka lënë të vdekur italianin 44 vjeçar. Ky i fundit rezulton të ketë banuar në Tiranë ku kishte edhe një fabrikë tullash në pronësi. 

Sipas informacioneve, biznesmeni kishte udhëtuar në Tepelenë për gjah dhe me të kanë qenë edhe persona të tjerë. Policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 3 persona. Versus.al

Poll