AKTUALITET /

Trump bashkon votat e demokrateve dhe socialisteve për aderimin e Shqipërisë në 'Bordin e Paqes'

Projektligji kaloi me 110 vota pro dhe zero kundër, duke reflektuar një konsensus të rrallë mes mazhorancës socialiste dhe opozitës demokratike. 

Shkruar nga Versus

Trump bashkon votat e demokrateve dhe socialisteve për aderimin e

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet aderimin e vendit si anëtar i plotë në Bordin e Paqes, iniciativën e Presidentit amerikan Donald Trump.

Projektligji kaloi me 110 vota pro dhe zero kundër, duke reflektuar një konsensus të rrallë mes mazhorancës socialiste dhe opozitës. 

Opozita, e cila tradicionalisht ka kritikuar qeverinë e Edi Ramës, shprehu mbështetje të plotë për idenë e Trump-it, duke e parë si hap strategjik për paqen globale dhe aleancën me SHBA-të.

Bordi i Paqes, i themeluar nga Trump, synon promovimin e stabilitetit ndërkombëtar përmes bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak./Versus.al

Poll