AKTUALITET /

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet në sallën e gjyqit italiani Davide Pecorelli

Pecorelli u shpall gjithashtu fajtor për veprën penale të dhunimit të varreve (neni 118 i Kodit Penal), ku iu dha po ashtu dënimi prej 8 muajsh.

Shkruar nga Versus
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet në sallën e gjyqit
Davide Pecorelli

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm italianin Davide Pecorelli për veprën penale të mashtrimit, sipas nenit 143/3 të Kodit Penal, lidhur me pretendimin se kishte inskenuar vdekjen e tij.

Gjykata ndryshoi akuzën fillestare nga shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda (neni 151/2 i Kodit Penal) dhe e shpalli fajtor për shkatërrim prone me zjarr (neni 151/1), duke e dënuar me 8 muaj burgim.

Pecorelli u shpall gjithashtu fajtor për veprën penale të dhunimit të varreve (neni 118 i Kodit Penal), ku iu dha po ashtu dënimi prej 8 muajsh. Në bashkim të dënimeve (neni 55 i Kodit Penal), ai u dënua përfundimisht me 14 muaj burgim. Falë përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën dhe Pecorelli përfundoi me 9.6 muaj burgim.

Gjykata njoftoi se, duke marrë parasysh periudhën e paraburgimit që kishte kryer në Itali dhe Shqipëri, dënimi konsiderohet i vuajtur dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij./Versus.al

Poll