
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka ndryshuar vendimin për ish-anëtarin e gjykatës së Lartë Guxim Zelelaj i cili ishte dënuar me 6 muaj burg për fshehje të pasurisë.
Sipas vendimit të sotëm të Apelit, Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike. Guxim Zenelaj akuzohet për fshehje, mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë. Atij i janë sekuestruar disa pasuri kryesisht apartamente dhe troje si më poshtë:
tokë me sipërfaqe 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë – Vlorë;
si dhe gjashtë pasuri të paluajtshme në Ishull-Shëngjin-Lezhë, konkretisht dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2; njësi me sipërfaqe 218.06 m2, dhe tre apartamente me sipërfaqe 60.36 m2, 67.35 m2 dhe 51.35 m2.
Sipas SPAK, ish-gjyqtari nuk ka burime ligjore që justifikojnë pasuritë e zotëruara prej tij. Versus.al







