AKTUALITET /

U dërgua me urgjencë në QSUT, detaje nga gjendja shëndetësore e ish-presidentit Alfred Moisiut

Gjendja e tij shëndetësore aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim të gradual.

Shkruar nga Versus

U dërgua me urgjencë në QSUT, detaje nga gjendja

Prej ditës së djeshme ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi është paraqitur me vështirësi në frymëmarrje.

Gjendja e tij shëndetësore aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim të gradual.

Pas konsultës së sotme, mjekët e ekipit të aritmologjisë kanë vendosur një pacemaker-i me dy dhoma, për të rregulluar ritmin e zemrës.

Pacemaker-i është një pajisje e vogël që ndihmon zemrën të rrahë në mënyrë të rregullt kur ritmi është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt.

Në rastin e z. Moisiu, problemi kryesor ka qenë blloku atrioventrikular (rrahje të ngadalta të zemrës), një gjendje e lidhur zakonisht me moshën e avancuar.

Shëndeti i ish-presidentit monitorohet nga afër dhe raportohet se po shënon progres pozitiv pas procedurës./Versus.al

Poll