
Shkodër- Elis Rroshkodoli, 36 vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mesditën e sotme brenda një lokali në rrugën “Isuf Sokoli” rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë.
Roshkodoli kishte kryer vjedhje me dhunë dhe plagosje në Belgjikë ndërsa ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen e një pronari të një klubi nate. Pas ngjarjes, ai e ka lënë rumunin të mbuluar në gjak dhe është arratisur drejt Stambollit.
Po ashtu dyshohet se më shumë se 10 vjet më parë ai ka plagosur me armë zjarri dy vëllezër në Shkodër.
Nuk dihet ende arsyeja e vrasjes, ndërsa policia po përpiqet për kapjen e autorit të maskuar i cili menjëherë sapo ka zbrazur 18 plumba ia ka mbathur me një automjet. Versus.al







