AKTUALITET /

U hap 5 ditë më parë, sulmohet me granatë posta në veri të Kosovës

Drejt postës së Zveçanit janë hedhur dy granata, ndërsa njëra prej tyre ka shpëthyer.

Shkruar nga Versus

U hap 5 ditë më parë, sulmohet me granatë posta në veri

Kosovë- Një granatë dorë ka shpërthyer pas mesnate te posta shtetërore në Zveçan.

Zëvendës drejtori i policisë së Mitrovicës, Veton Elshani ka deklaruar se drejt godinës së postës janë hedhur dy granata. Njëra prej tyre ka shpërthyer, ndërsa tjetrën ekipet e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa raportohet për dëme materiale e xhama të thyer. Dega e postës së Kosovës u hap në Zveçan më 27 mars. 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rastin dhe për kapjen e personave përgjegjës. Zveçani është komunë më shumicë popullsie serbe dhe herë pas here ka ngjarje të tilla drejt organeve shtetërore të Kosovës. Versus.al

Poll