
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestrimin e pasurisë me vlerë 3.1 milionë euro të ish-kreut të Operacionales Oltion Bistri i cili akuzohet se u jepte informacione grupeve kriminale.
Javë më parë me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestrimin e 36 pasurive të Bistrit dhe familjarëve të tij nën dyshimin se pasuritë janë vënë nga aktiviteti kriminal i ish-kreut të Operacionales. Në pronat e sekuestruara bëjnë pjesë 10 apartamente, 22 dyqane, një vilë luksoze, garazh me sipërfaqe 87.8 metër katror në Selitë dhe një automjet tip “Range Rover” i vitit 2012.
Pas zbërthimit të aplikacioneve “SKY ECC” dhe Encrochat, u zbardhën mesazhe të rrjetit të grupit kriminal ku bënte pjesë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita dh eish-shefi i Operacionales Oltion Bistri i cili akzohet për korrupsion pasiv, zbulim i të dhënave dhe informacioneve sekrete dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.
Prej më shumë se një viti, Bistri ndodhet pas hekurave. Në përgjimet e hetuara nga SPAK, Bistri i jepte informacione biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili kishte në pronësi një kazino, sa herë që kishte operacione të policisë kundër lojërave të fatit.
Lista e plotë me pasuritë e sekuestruara të Oltion Bistrit
- 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
- Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
- Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
- Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
- Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
- Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
- Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
- Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;
Në total janë sekuestruar
22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi)
10 – Apartamente
1 – Vilë
1 – Truall
1 – Garazh
1 – Automjet. Versus.al








