AKTUALITET /

U kap duke shpërndarë kokainë me makinë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Pasi pa patrullën, ai menjëherë u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit.

Shkruar nga Versus

 

U kap duke shpërndarë kokainë me makinë, arrestohet

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane duke shpërndarë kokainë në Peruxhia. Sipas mediave të huaja i riu shqiptar besohet se është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike në këtë zonë.

Konkretisht i riu është arrestuar teksa po qarkullonte me një automjet.

Pasi pa patrullën, ai menjëherë u shfaq i shqetësuar dhe nervoz, duke i shtyrë efektivët që të kryenin një kontroll personal dhe të automjetit.

Pas një kontrolli, oficerët gjetën dhe sekuestruan shtatë pako që përmbanin kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 6 gramë.

Tags:

itali

Poll