
Me urdhër të Gjykatës së Tiranës në kuadër të operacionit të koduar ‘Burimi’ ditën e sotme u sekuestruan dy pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të shtetasve Pajtim Braçaj dhe Gjino (Shkëlqim) LLeshaj.
Dhe bëhet fjalë për një apartamenti në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël.
Të dy personat rezultojnë të dënua për trafik të lëndëve narkotike, 44 vjeçari Lleshaj i dënuar në Itali, ndërsa Braçaj që njihej si pronari i kompanisë së naftës "Trade Petrol & Drilling" me seli në Fier e Tiranë i dënuar në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga QKR TPD-Trading Petrol & Drilling është krijuar në maj të vitit 2012.

Siç e dëshmojnë dhe dokumentat "Trade Petrol & Drilling" ka qenë kompani e cila merrej me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo.

Por si ra në pranga në tetor të vitit 2015 Pajtim Braçaj ?
Braçaj njihet si një individ i lidhur me aksionerët e kompleksit “Taiwan” në Tiranë, ku vëllai i tij, Avni Braçaj, zotëron 10% të aksioneve.
Në tetor 2015, Braçaj u arrestua së bashku me Ajet Sulajn, vëllain e Besnik Sulajt, si pjesë e një grupi kriminal të akuzuar për trafikimin e 700 kilogramëve kanabis.
Braçaj dhe Sulaj i kanë mohuar akuzat para gjykatës. Që nga viti 2012, administratorët e kompanisë TP&D Oil kanë ndryshuar disa herë.
Braçaj ishte ndër 7 personat e arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës më 17 tetor 2015 në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku u sekuestruan 700 kg kanabis.
Ai dyshohej se transportonte drogë nga Kruja drejt laboratorit në Durrës.
Laboratori u zbulua nga Policia e Durrësit në një aksion të përbashkët me Policinë e Tiranës, Shkodrës dhe ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”. Vlera e drogës së sekuestruar mund të arrinte deri në 1 milion euro./Versus.al


