AKTUALITET /

U komandua pas arratisjes së Ndocit, ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit, Etmond Llabani

Llabani kishte marrë detyrën në krye të burgut të Durrësit në një moment të ndjeshëm për sigurinë, pas arratisjes së Altin Ndocit, duke u komanduar për të drejtuar institucionin.

Shkruar nga Versus
U komandua pas arratisjes së Ndocit, ndërron jetë drejtori i
Etmond Llabani

Është ndarë nga jeta Etmond Llabani, drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës.

Llabani kishte marrë detyrën në krye të burgut të Durrësit në një moment të ndjeshëm për sigurinë, pas arratisjes së Altin Ndocit, duke u komanduar për të drejtuar institucionin.

Më herët, ai kishte mbajtur edhe detyrën e drejtorit në burgun e Peqinit.

Sipas burimeve, në janar të këtij viti, pak kohë pasi mori detyrën në Durrës, Llabani pësoi një hemorragji cerebrale, e cila ndikoi rëndë në gjendjen e tij shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë./Versus.al

Poll