AKTUALITET /

E rëndë në Sarandë, i riu egjiptian gjendet i pajetë në një banesë të braktisur, detajet e para

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë të Himarës, ndërsa sipas Policisë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Sarandë, i riu egjiptian gjendet i pajetë

Një 19-vjeçar, shtetas egjiptian, është gjetur pa shenja jete pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë, në orët e para të mëngjesit të datës 04.04.2026, pas njoftimit të shërbimeve të urgjencës mjekësore në Sarandë.

Sipas Policisë së Himarës, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore, ndërsa trupi është transportuar në morgun e IML-së në Tiranë për autopsi mjekoligjore dhe materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Poll