AKTUALITET /

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje: Nuk plotësonte standardet higjeno-sanitare!

AKU në Shkodër bllokon mbi 7 ton djathë të bardhë në një baxho për shkelje higjieno-sanitare dhe gjurmueshmërie, duke pezulluar aktivitetin dhe vendosur gjoba ndaj subjektit.

Shkruar nga Versus

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër,  AKU mbyll aktivitetin e

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar një sasi të madhe produkti gjatë një kontrolli në një subjekt që ushtronte aktivitet baxho.

Sipas njoftimit zyrtar, në subjektin “Nail Idrizi” janë sekuestruar 7,196 kg djathë i bardhë lope, për shkak të shkeljeve të kushteve higjieno-sanitare dhe mungesës së standardeve të kërkuara.

Trupa inspektuese ka vendosur gjithashtu pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit deri në përmbushjen e të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore.

Ndaj subjektit janë vendosur edhe masa administrative, përfshirë një gjobë prej 300,000 lekësh për shkelje të kushteve të higjienës, si dhe një gjobë tjetër prej 100,000 lekësh për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se kontrollet në terren do të vijojnë me intensitet, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve./Versus.al

Poll