AKTUALITET /

Koka*në për Pashkë? Arrestohet shqiptari me 7 kg drogë gati për “festimet e fundjavës”

Arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli rutinë rrugor në zonën San Trovaso, në komunën e Preganziolit, në Itali

Shkruar nga Versus

Koka*në për Pashkë? Arrestohet shqiptari me 7 kg drogë gati

Me sa duket, jo të gjithë përgatiten për Pashkë me vezë dhe kulaç, dikush kishte zgjedhur një “menu” tjetër shumë më fitimprurëse.

Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi u kap duke transportuar 7 kilogramë kokainë të pastër, të ndarë në 14 pako dhe të fshehura në një çantë shpine. 

Arrestimi ndodhi gjatë një kontrolli rutinë rrugor në zonën San Trovaso, në komunën e Preganziolit, në Itali. Sjellja e dyshimtë e drejtuesit të mjetit, i cili shfaqi nervozizëm dhe dha përgjigje kontradiktore, bëri që policia të kontrollonte më në detaje makinën, ku u gjet çanta me drogë e fshehur mes sediljeve të përparme dhe të pasme.

Sipas hetuesve, sasia e kokainës ishte menduar për tregun e Trevisos dhe zonat përreth, pikërisht gjatë festimeve të fundjavës, një periudhë kur zakonisht rritet edhe kërkesa për lëndë narkotike.

Përveç drogës, policia sekuestroi edhe celularin e të arrestuarit, i cili pritet të ndihmojë në identifikimin e furnizuesve dhe klientëve të mundshëm.

Ndërkohë, për 44-vjeçarin, kjo fundjavë festash e ca të tjera pas saj, pritet të kalojë jo me vezë të kuqe, por pas hekurave. /VERSUS 

Poll