AKTUALITET /

Shitje me porosi në WhatsApp / Goditet rrjeti i drogës në Itali: 20 të arrestuar, shumica shqiptarë

Nga strehimi në hotele dhe bashkëpunim me vendasit, zbardhet skema e trafikut që çoi në sekuestrimin e mijëra eurove

Shkruar nga Versus

Shitje me porosi në WhatsApp / Goditet rrjeti i drogës në Itali:

Një operacion i gjerë kundër trafikut të drogës në Italy ka çuar në arrestimin e 20 personave, ndërsa ndaj 19 të tjerëve kanë nisur hetimet.

Sipas mediave italiane, autoritetet zbuluan një rrjet të strukturuar ku pjesë e organizatës ishin edhe shtetas shqiptarë. Trafikantët strehoheshin në hotele dhe bashkëpunonin me banorë të zonave ku transportohej dhe shpërndahej lënda narkotike.

Skema funksiononte edhe përmes teknologjisë: blerësit bënin porosi droge përmes mesazheve në WhatsApp, duke kontaktuar numra të ndryshëm italianë.

Nga 20 të arrestuarit, 19 janë shtetas shqiptarë dhe një italian. Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 38 mijë euro, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme të rrjetit kriminal.

 

 

Poll