AKTUALITET /

U mblodhën 5 mijë nënshkrime, zvicerianët bllokojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen

Lajmi është raportuar nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, sipas së cilës vendimi vjen pas një peticioni me rreth 5,000 nënshkrime kundër projektit, si dhe kundërshtimeve të një pjese të banorëve lokalë.

Shkruar nga Versus

U mblodhën 5 mijë nënshkrime, zvicerianët bllokojnë

Projekti për shndërrimin e një shtëpie historike në një qendër kulturore islame në qendër të fshatit Siebnen në Zvicër është tërhequr për momentin nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër.

Lajmi është raportuar nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, sipas së cilës vendimi vjen pas një peticioni me rreth 5,000 nënshkrime kundër projektit, si dhe kundërshtimeve të një pjese të banorëve lokalë.

Sipas kryetarit të komunitetit, Sinan Sadriu, qëllimi i tërheqjes është shmangia e përçarjeve dhe tensioneve në komunitet, duke theksuar se nuk dëshiron përballje me situata konfliktuale apo fyerje.

Ai ka bërë të ditur se komuniteti po shqyrton tashmë gjetjen e një lokacioni tjetër për realizimin e projektit.

Kundërshtimet ndaj projektit janë mbështetur edhe nga disa përfaqësues lokalë, të cilët kanë argumentuar se një objekt i tillë nuk i përshtatet qendrës së fshatit. Ngjarje të ngjashme kundërshtimi ndaj projekteve të qendrave islame janë raportuar edhe në zona të tjera të Zvicrës./Versus.al

Tags:

xhami zvicer

Poll