AKTUALITET /

U ndalua në Rinas dhe u kthye mbrapsht në Serbi, kush është imami "non-grata" me rrezik për sigurinë e vendit

Autoritetet shqiptare ende nuk kanë dalë me një reagim zyrtar mbi ndalimin e Hosein, por ajo çfarë dihet është se ai konsiderohet person me komente radikale që nxisin urrejtje.

Shkruar nga Versus
U ndalua në Rinas dhe u kthye mbrapsht në Serbi, kush është
Imami Imran Hosein

Pasditen e djeshme, Imami Imran Hosein u ndalua në aeroportin e Rinasit dhe nuk u lejua që të hynte në Shqipëri ku kishte rezervuar edhe akomodimin në një hotel.

Arsyeja e udhëtimit të tij lidhej me pretendimin se kishte për të dhënë leksione në Shqipëri, por agjentët e anti-terrorit sapo morën informatat ndërhynë për t’i ndaluar hyrjen pasi konsiderohet person me rrezik për sigurinë kombëtare.

Pasi u ndalua, Hosein udhëtoi për në Bosnjë Hercegovinë dhe prej aty mbërriti në Serbi ku vazhdimisht ka patur vizita ndër vite të ndryshme.

Imran Nazar Hosein i lindur më 1942, në Trinidad dhe Tobago, nga prindër, paraardhësit e të cilëve kishin emigruar nga India, është një predikues dhe autor i disa botimeve islamike, nga Trinidad dhe Tobago. Hosein është studiues dhe predikues islam i njohur për komentet e tij mbi eshatologjinë islame (shenjat e fundit të kohës) dhe çështjet botërore moderne.

Komentet e tij dhe interpretimet janë shpesh të debatueshme ndërsa figura e Hosein lidhet edhe me persona radikalë që nxisin urrejtje mes feve të ndryshme. Autoritetet shqiptare ende nuk kanë patur një qëndrim të detajuar mbi shpallen “non grata” të imamit të njohur. Versus.al

Poll