Djali që shihni në foto është 15 vjeçari Mateo Kalemi i cili prej më shumë se 7 orësh nuk ka patur kontakte me familjarët e tij në Gjirokastër. Nëpërmjet një apeli për mediat, familjarët kanë kërkuar ndihmë për ta gjetur të miturin duke u bërë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me ta në rast se dikush e ka parë diku.
I mituri është rreth 1.80 m i gjatë me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë para setë nisej për Tiranë ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit duke tentuar të niset për Tiranë. Për shkak se nuk ka patur para për biletën, dyshimet janë se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.
Apeli i familjes: “Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni.” Versus.al







