AKTUALITET /

U përplasën me armë zjarri në 2022-in, gjykata dënon me 26 vite burg ish-zyrtarin dhe rivalin e tij

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2022 pas një konflikti mes dy të dënuarve. Ka qenë Altin Marku ai i cili ka qëlluar fillimisht kundrejt bashkëfshatarit të tij Besnik Simoni duke hapur zjarr 9 herë.

Shkruar nga Versus
U përplasën me armë zjarri në 2022-in, gjykata dënon me
Ish kreu i njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni dhe Altin Marku

Lezhë- Gjykata ka dënuar dy persona për përfshirjen e tyre në përplasjen me armë zjarri të ndodhur në 2022-in në fshatin Kallmet.

Ish kreu i njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni është dënuar me 6 vite e 6 muaj burg ndërsa Altin Marku është dënuar me 20 vite burg.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2022 pas një konflikti mes dy të dënuarve. Ka qenë Altin Marku ai i cili ka qëlluar fillimisht kundrejt bashkëfshatarit të tij Besnik Simoni duke hapur zjarr 9 herë.

Ndërsa Simoni i është kundërpërgjigjur me 19 të shtëna. Të dy mbetën të plagosur dhe u mjekuan në spital nga ku më pas dolën në gjendje të stabilizuar.

Altin Marku u dënua për kryerjen e veprave penale “vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ndërsa Simoni u dënua për veprat penale “plagosja në rrethana vetëmbrojtje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: