AKTUALITET /

U plagos dje në burg, shqiptari i dënuar për disa vrasje, tentoi të ekzekutonte edhe mafiozin grek

Shkruar nga Versus
U plagos dje në burg, shqiptari i dënuar për disa vrasje, tentoi
Dhimitër Meci, i plagosuri

Dhimitër Meci u plagos dje me thikë në burgun e Maladrinos nga një i dënuar grek i cili punonte në mensën e burgut.

Shqiptari 46 vjeçar me origjinë nga Gjirokastra rezulton disa herë i dënuar në Greqi për vrasje, vjedhje, tentativë vrasje e grup kriminal. Ai dyshohet si një prej shqiptarëve të përfshirë në atentatin e ndodhur më 16 maj të 2025-ës ndaj 41 vjeçarit grek Jani Lala drejt të cilit u qëllua 50 herë me armë zjarri, por ai shpëtoi pa u plagosur. Sipas policisë helene të njëjtët individë, të njëjtët individë kryen edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.

Për herë të parë Meci u arrestua në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitucioni në Athinë. Ai shfrytëzoi më pas një leje 9 ditore për të kryer një grabitje ku mori 65 mijë euro.

Më vonë, pas lirimit në vitin 2011, ai punoi si ndihmës i një bande të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e kësaj bande do tu duhej të paguanin kërcënime me vdekje 100 deri në 150 euro çdo dy javë.

Por, biografia “e errët” e Mecit nuk mbyllet me kaq, pasi ai dyshohet se gjithashtu është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i tij, në maj 2014.

Në 2018-ën, ndërkohë që ndodhej i burgosur në Koridhalo, ai u identitfikua si autor i një vrasjeje të ndodhur në 2012, atë të 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në një takim “kurth” nga Meci, i cili përmes një adrese jot ë vërtetë në “Facebook” me emrin “Anastasia” komunikonte me Artur Katon. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor. Versus.al

Poll