AKTUALITET /

"U prehsh në paqe'' , qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

Shkruar nga Versus
"U prehsh në paqe'' , qeveria shpall “Dëshmor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

"U prehsh në paqe Dëshmor i Atdheut. Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. I paharruar, Kapiten Arbeni", shkruan kryeministri Edi Rama në postim.

Arben Anamali ishte drejtues i anijes turistike të Bashkisë Shkodër dhe ndërhyri pa hezitim për të ndihmuar dy turistë që rrezikonin të mbyteshin në ujërat e liqenit.

Poll