AKTUALITET /

U shtrua me urgjencë në QSUT, ish-presidenti Moisiu lë spitalin

'Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!' shkruan spitali në postimin e tij.

Shkruar nga Versus

U shtrua me urgjencë në QSUT, ish-presidenti Moisiu lë spitalin

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë spitalin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, ku ka publikuar një foto të Moisiut ku ish-presidenti shihet në gjendje të mirë shendetësore pas shtrimit. 

'Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!' shkruan spitali në postimin e tij.

Ish-presidenti, 98 vjeç mbërriti në emergjencë me vështirësi të theksuara në frymëmarrje pesë ditë më parë. 

Menjëherë pas paraqitjes, ai u shtrua në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku u mbajt nën monitorim intensiv nga ekipet mjekësore./Versus.al

Poll