AKTUALITET /

Kush është 'agai i ri' që kërcënoi Erion Braçen dhe po grabit tokat në Imshtë të Lushnjes!

Banorët e fshatit Imshtë në Lushnjë protestojnë kundër ndërtimit të parkut fotovoltaik nga Elton Çekrezi të kompanisë SunXpower, duke e konsideruar zonën tokë shtetërore të patjetërsueshme pranë lumit Seman. Deputeti Erion Braçe denoncon grabitjen e tokës, kërcënimet ndaj banorëve dhe hetimin në Prokurorinë e Fierit, ndërsa Çekrezi pretendon pronësi ligjore me dokumente kadastrale. ​

Shkruar nga Versus
Kush është 'agai i ri' që kërcënoi Erion
Vëllezërit biznesmenë, Anduel dhe Elton Çekrezi/ Deputeti Erion Braçe

Banorët e fshatit Imshtë në njësinë Bubullimë të Lushnjës kanë protestuar kundër ndërtimit të një parku fotovoltaik, duke e cilësuar zonën si tokë shtetërore të patjetërsueshme sipas ligjit.

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht atë që e quan "grabitje të tokës publike" pranë lumit Seman, duke akuzuar një figurë të quajtur "agai i ri" për kërcënime ndaj banorëve dhe mungesë mbrojtjeje nga policia.

Konflikti ka rrënjë që nga viti 2024, kur banorët protestuan për herë të parë dhe Braçe raportoi një kërcënim telefoni nga dikush që prezantohej si "Zoti Çekrezi", ose siç shprehet ai 'zegjinj të rinj' i cili i kërkoi të hiqte dorë nga mbrojtja e tokës.

Po sipas deputetit Brace policia e Lushnjës thirri katër banorë pas kërcënimeve të ngjashme si ato ndaj tij.

Elton Çekrezi dhe Kompania SunXpower

Elton Çekrezi, pronar i EuroElektra (NIPT L01808013Q), ka themeluar kompaninë SunXpower (NIPT M53820401S) më 19 shkurt 2025, me kapital themeltar 1 milion lekë dhe ka objekt kryesor prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme si panele fotovoltaike.

Kush është 'agai i ri' që kërcënoi Erion   

Kjo kompani ka fituar leje për ndërtimin e paneleve diellore pikërisht në Imshtë të Lushnjës, ku Çekrezi pretendon se ka blerë tokën me kontratë noteriale nga ish-pronarë që e fituan me vendim kthimi dhe kompensimi të vitit 1998.

Dokumentacioni i tij përfshin azhornim në Kadastrë dhe akte nga sekuestroja e 1945-s deri në 1998, duke mohuar se toka është shtetërore.

Sa i përket kundërshtimit të banorëve, biznesmeni shprehej se i kanë zaptuar të gjithë sipërfaqen, përfshirë tokën shtetërore dhe atë private, për të cilat nuk kanë asnjë dokumentacion.

Kundërshtimet e banorëve dhe kërcënimet

Banorët insistojnë se zona nga buza e lumit Seman deri në argjinaturë është pronë shtetërore e patjetërsueshme, dhe kanë raportuar kërcënime nga persona të lidhur me Çekrezin, duke përfshirë debate publike me vëllain e tij, Anduel Çekrezi.

Ndërsa ditën e djeshme Braçe akuzon se "kriminelë" me armë kërcënuan banorët duke përmendur jetën e fëmijëve, pa prani policie.

Braçe thekson se një tentativë e mëparshme u ndërpre nga hetimi, por tani çështja është në fazën e dytë të hetimit nga Prokuroria e Fierit.

Mbështetja Politike dhe Hetimi 

Braçe nënvizon se në 2024, Çekrezi kishte mbështetje nga një "politikan" për të cilin nuk jep një emër. 

Gjithashtu deputeti paralajmëron se policia po mbron "grabitjen ditën për diell".

Çështja mbetet e hapur, me hetim në Prokurorinë e Fierit, ndërsa banorët presin zhvillimet e ardhshme për të mbrojtur tokën bujqësore./Versus.al

 

 

Poll