
Pjesëtarët e familjes Kola të cilët u shuan tragjikisht disa ditë më parë në Porcari në Italisë, do të prehen në fshatin e tyre, Gryksh i Madh i Peqinit.
Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç, ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre si pasojë e helmimit nga rrjedhja e gazit nga një kaldajë e montuar së fundmi.
Pasi trupat e pajetë iu nënshtruan analizave toksikologjike në Itali, tanimë është mundësuar kthimi i tyre në Shqipëri përmes një fushate “GoFundMe” të hapur nga Durim Kola, vëllai i kryefamiljarit të ndjerë duke arritur të mblidhte 75 mijë euro brenda dy ditësh.
Banesa ishte pronë e Artit, blerë rreth tre vite më parë dhe restauruar pjesërisht nga vetë ai, i cili ishte piktor me profesion. Djali i tij, vetëm 22 vjeç, punonte si elektriçist. Versus.al


