
Celulari i studentës shqiptare të vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Samson është gjetur në banesën e këtij të fundit.
Informacioni i dhënë nga Samson për avokatët e tij ishte vendimtarja për gjetjen e aparatit celularit.
Ndërkohë, celulari i Samson është sekuestruar dhe po ekzaminohen bisedat dhe mesazhet e tij në rrjetet sociale për të zbuluar nëse dhe kur 23-vjeçari kishte filluar të mendonte për vrasjen e ish-it të tij.
Vrasja:
Iliria Sula studentja shqiptare e cila vazhdonte studimet në Universitetin Sapienza në Romë, u godit me thikë nga ish-i i saj në banesën e tij në Romë, ndërsa prindërit e Samson ishin të pranishëm. I riu e fshehu trupin në një valixhe dhe më pas e braktisi në një luginë pranë Polit, në periferi të Romës. Samsoni ka pranuar krimin, duke thënë se ai e kreu vrasjen makabër për shkak të xhelozisë. /Versus.al








