AKTUALITET /

Universiteti La Sapienza nderon studentën shqiptare Ilaria Sula

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, ku e reja studionte  për shkenca statistikore u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e Ilaria Sulës.

Shkruar nga Versus

Universiteti La Sapienza nderon studentën shqiptare Ilaria Sula

“Ilaria Sula, studente e Sapienzës, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më”.

Ky është mesazhi i Universitetit La Sapienza të Romës për studenten shqiptare, Ilaria Sula e vrarë nga ish i dashuri i saj Mark Samson.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, ku e reja studionte  për shkenca statistikore u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e Ilaria Sulës.

“Hapësirat e reja të studimit brenda Godinës së Teatrit të Ri Universitar i janë kushtuar Ilaria Sulës. Me rastin e 722-vjetorit të themelimit të Studium Urbis, sot janë inauguruar tre hapësira të reja me gjithsej 260 vende të reja studimi për komunitetin studentor: Biblioteka e re e bashkuar e Jurisprudencës, Salla Montessori në Godinën e Mineralogjisë dhe Hapësirat e studimit Ilaria Sula, në të cilat një pllakë përkujtimore kujton: ‘Ilaria, studente e Sapienza-s, për të mos harruar të gjitha gratë viktima të feminicidit, të cilave u është ndërprerë mundësia për të shkruar të ardhmen e tyre’”, shkruhej në postimin e universitetit.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe prindërit e Ilarias të cilët prej ditësh vajtonë humbjen e vajzës së tyre.

Ilaria u vra më 26 mars nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson. Samson akuzohet për vrasjen në gjendje të rënduar dhe për fshehjen e kufomës. Edhe nëna e tij po hetohet për bashkëpunim në ngjarjen e rëndë. Ilaria Sula u zhduk më 25 mars të këtij viti. Kufoma e saj u gjet brenda një valixhe të braktisur në një zonë pyjore vetëm 8 ditë më vonë. Gjatë kësaj kohe, vrasësi kishte përdorur telefonin e studentes shqiptare dhe kishte komunikuar me shoqet e familjarët e saj duke i bërë të mendonin se ajo ishte mirë./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: