Tiranë- GJKKO ka dënuar me 25 vite burg Gjergj Cukalin, të njohur ndryshe si “i forti i Msylym Shyrit”. Në seancën e sotme ndaj tij u ngarkuan akuza për vrasje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone me eksploziv dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Cukali u mor si i pandehur pas dëshmisë së dhënë nga Enver Jamaku i cili zbuloi se ishte paguar 30 mijë euro nga Gjergj Cukali për t’i vendosur tritol makinës së biznesmenit, Gjon Mena në Kamëz. Ndërsa vetë Jamaku u dënua me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës, si bashkëpunetor i të parëve në grup të strukturuar kriminal. Versus.al

