AKTUALITET /

Vdekja e Artur Zhejit, "bën bashkë" politiken

Mesazhet e Presidentit, kreut të opozitës, ish-kreut të shtetit etj

Shkruar nga Versus

Vdekja e Artur Zhejit, "bën bashkë" politiken

Shqiptarët u prekën nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të gazetarit, analistit dhe publicistit, Artur Zheji. Ndër reagimet e shumta publike, disa mesazhe nga figura të njohura politike veçojnë rolin e angazhimin e tij mediatik e qytetar të 64 vjeçarit. 

Reagon Bajram Begaj

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e kontributit të Zhejit për debatin publik:

“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.” 

Reagon Sali Berisha
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehu ngushëllimet e thella për familjen dhe miqtë e Zhejit:

“Gazetari, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve… unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.” 


Reagon Ilir Meta 
Nga brenda qelisë ku ndodhet, Meta reagoi me respekt të thellë për veprën dhe rolin e Zhejit:

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit profesionist dhe analistit brilant, Artur Zheji… Një intelektual i angazhuar… një mik dhe një profesionist si ai humbet jetën në mënyrë kaq të papritur… Një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për komunitetin e gazetarëve… Të prehet në paqen e merituar!”

Për vdekjen e papritur e të parakohëshme të gazetarit të njohur kanë reaguar dhe kryetarja e parlamentit si dhe deputetë të opozitrës e mazhorancës. 

Poll