
Seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 personat e kompanitë e tjera është shtyrë për në datën 5 janar. Ky është vendimi i marrë sot në Gjykatën e Posaçme ku u rrëzuan disa kërkesa të tjera të Veliajt.
Ky i fundit kërkoi pezullimin e procedurave derisa të njihej me aktet hetimore. Duke qenë vetë i pranishëm, Veliaj pati ankesa ndaj gjyqtarëve duke i akuzuar për standart të dyfishtë.
“Ilir Metës iu ofrua dosja, ndërsa mua jo”- pretendoi Veliaj.
Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e tij për të mos qëndruar në kafaz prej xhami gjatë seancës në GJKKO.
Lajmi në përditësim…

