Erion Veliaj do të vijojë të mbetet në burg. Mëngjesin e sotëm Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë prej tij për pavlefshmërinë e akteve hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Vendimi për rrëzimin e kërkesës së kryebashkiakut të shkarkuar, u mor nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi.
Kësisoj, Veliaj do të vijojë të mbetet në qelinë e paraburgimit ku u transferua më 10 shkurt të këtij viti. Ndaj tij rëndojnë akuza për kryerjen e 5 veprave penale, konkretisht korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe futja e sendeve të paligjshme në qeli.
Më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për ankimin e Veliajt kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës me argumentin se nuk është paraqitur në punë prej muajsh. Versus.al







