AKTUALITET /

Vëllai i Erion Veliajt ankohet për kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë merr vendimin

Shkruar nga Versus
Vëllai i Erion Veliajt ankohet për kontrollet e SPAK, Gjykata e
Arbër Veliaj dhe Erion Veliaj

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj kundër vendimit për kontrollin e banesës së tij, të kryer nga SPAK-u gjatë vitit 2024.

Mësohet se vendimi është dhënë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues I përbërë nga: Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.

Kështu gjykata ka lënë në fuqi aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt. Më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga Apeli i GJKKO. Versus.al

Poll