AKTUALITET /

VENDIMI/ Ndryshon masa e sigurisë në Apel për autorin kryesor i dyshuar për eliminimin e ish-policit Santiago Malko. Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie

Me vendimin e dhënë më 19 qershor 2026, gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka zbutur masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Shkruar nga Versus

VENDIMI/ Ndryshon masa e sigurisë në Apel për autorin kryesor i

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Selmanin, një nga të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Me vendimin e dhënë më 19 qershor 2026, gjykata ka pranuar kërkesën dhe ka zbutur masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Sipas vendimit, Selmani nuk lejohet të largohet nga banesa e tij në Tiranë dhe do të mbetet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga policia gjyqësore. Po ashtu, është urdhëruar lirimi i tij i menjëhershëm dhe shoqërimi në banesë për ekzekutimin e masës së re të sigurisë.

Vendimi i Apelit parashikon se ndaj tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Ilir Selmani është një nga personat e dënuar për ngjarjen e 27 gushtit 2019 në Tiranë, ku ish-polici Santiago Malko u ekzekutua në një atentat të organizuar. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka pasur rol ndihmës në ngjarje, përfshirë përgatitjen e automjetit të përdorur dhe fshirjen e gjurmëve pas krimit.Versus.al

Poll