AKTUALITET /

“Vepro ose s’ka vota për PS”, Berisha lexon përgjimet për “Toyota Yaris”: Bandat i vendosën Ballës ultimatum

Sipas Berishës, komunikimet që lexoi janë bërë mes anëtarëve të bandave të cilët kanë kontaktuar Ballën me disa kërkesa në këmbim të sigurimit të votave për PS.

Shkruar nga Versus
“Vepro ose s’ka vota për PS”, Berisha lexon
Sali Berisha, Taulant Balla

Ashtu si në herët e kaluara, kryedemokrati Sali Berisha ka lexuar para SPAK përgjime të cilat sipas tij i përkasin hetimeve të kryera për ministrin Taulant Balla.

Berisha lexoi komunikimet ku thuhet se anëtarë të bandave kriminale i vendosën ultimatum Ballës që të plotësonte kërkesat e tyre përndryshe nuk do kishte vota për PS-në në zgjedhjet parlamentare të 2021-it.

“Më 2020-ën, Target njofton pinin se të gjithë e kanë bllokuar Taon duke i thënë se nëse nuk ua rregullon atë që i kanë kërkuar, nuk e ka mbështetjen e tyre. Më datë 24 mars Target njofton të njëjtin pin se e kanë informuar Taon se nuk do të ketë vota për ta nëse nuk ua zgjidh atë që i kanë kërkuar.

E kuptoni ju qytetarë se ku vendoset fati i zgjedhjeve? Vendoset në klanet më mafioze. Këtij ultimatumi Tao i ka thënë: Nesër ndodh! Pra të gjitha urdhërohen nga bandat. Ultimatumit të bandave “ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje”, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh. Këto janë dosjet e shëmtuara të krimit elektoral mbi të cilat flen SKAP-i partisë”- deklaroi kryedemokrati.

I pyetur nga gazetarët për identitetin e “Target” që ka dërguar mesazhet në SkyEcc, Berisha tha se nuk ka dijeni, ndërsa nuk pranoi të zbulonte burimin e informacioneve për këtë dosje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: