Nga e hëna, autoritetet shqiptare do të nisin një operacion për ndalimin e përkohshëm të monopatinave elektrike, pasi këto mjete janë kthyer në një rrezik serioz për qytetarët.
Lajmin e kanë bërë të ditur ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda.
''Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informojë të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si një mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore duhen të kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjtihë. Do të qartësojmë njëherë e përgjimonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse, kaskat apo shpejtësia e lejuar.' tha ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.
Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.
''Ne kemi bërë një analizë të hollësishme për këtë problem dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i monopatinave po shkakton një rrezik imidiat për sigurinë publike. Gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuar nga urgjencat për për aksidentet me keto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur dhe fatalitete si dhe dëmtime shumë të rënda. Të gjithë përdoruesit e këtyre mjeteve në rrugë urbane duke ëprfshirë dhe trotuaret do të ndëshkohen duke arritur deri në bllokim adminsitrativ të këtyre mjeteve.'' tha drejtori i policisë Ilir Porda.
Por Versus.al ka ngritur shqetësimin për monopatinat elektrike prej kohësh, duke publikuar artikuj me shifra dhe të dhëna mbi rrezikshmërinë e këtyre mjeteve dhe aksidentet e shumta që kanë shkaktuar.
Shifrat e publikuar sot nga drejtori i Policisë së Shtetit janë publikuar më herët nga Versus.al duke paralajmëruar më rreziqet që këto mjete po sjellin në rrugë.
Në qershor të këtij viti policia arrestoi Ekrem Skurenin shoferin i cili po drejtonte mjetin e marketit ‘Pro natyra’ përplasi tre të mitur që po qarkullonin me monopatinë.
Skureni kishte vijuar qarkullimin edhe pse semafori ishte i verdhë duke paralajmëruar ndalimin.
Ndërsa tre të miturit kishin qarkulluar me monopatina edhe pse semafori ishte ende i kuq./Versus.al







